KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

E moshuara ngatërron shiritin e bagazheve me shkallët lëvizëse në aeroport – pamjet bëhen virale

E moshuara ngatërron shiritin e bagazheve me shkallët lëvizëse në aeroport – pamjet bëhen virale

Një ngjarje e pazakontë është bërë virale në mediat sociale, e cila supozohet se është regjistruar në një aeroport të Rusisë.

Siç edhe shihet në pamje, një grua e moshuar ngatërroi shiritin transportues të bagazheve me shkallët lëvizëse dhe përfundoi në zonën e përpunimit të bagazheve.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se e moshuara iu afrua sportelit të check-in-it dhe, duke menduar se shiriti ishte rruga për të vazhduar drejt terminalit, hipi mbi të.

Pak çaste më vonë, ajo u transportua pas perdes së gomës që ndan zonën e pasagjerëve nga sistemi i bagazheve, duke u zhdukur nga pamja.

Pasagjerët që ndodheshin pranë njoftuan menjëherë stafin e aeroportit, i cili reagoi me shpejtësi.

Gruaja u gjet dhe u nxor nga zona e bagazheve pa pësuar asnjë lëndim, ndërsa më pas u shoqërua drejt zonës së pritjes për fluturimin e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.