KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“E mora ndryshe”, Dwayne Johnson shkakton të qeshura me një keqkuptim gjatë intervistës

“E mora ndryshe”, Dwayne Johnson shkakton të qeshura me një keqkuptim gjatë intervistës

Aktori i njohur Dwayne Johnson, i njohur edhe si “The Rock”, ka shkaktuar një moment viral gjatë promovimit të filmit “Moana” , pasi pa dashje bëri një koment që u interpretua si një detaj nga jeta e tij intime.

Gjatë një interviste në radion Kiss FM, prezantuesi Tyler West e pyeti për “stilin e tij të preferuar”, duke iu referuar stilit të notit.

Por Johnson e kuptoi pyetjen në një tjetër kuptim dhe u përgjigj me shaka: “Dominimi”.

Vetëm pak çaste më vonë, aktori kuptoi keqkuptimin dhe shpërtheu në të qeshura, duke thënë se e kishte interpretuar pyetjen krejt ndryshe.

“O zot, e kuptova tani! Maui, oqeani! E mora krejt gabim”, u shpreh ai, duke iu referuar rolit të tij në film.

Në fund të intervistës, Johnson e pranoi me humor gafën, duke thënë se sapo kishte zbuluar pa dashje shumë për jetën e tij private.

Më vonë, aktori publikoi edhe momentin në Instagram, duke bërë shaka me situatën dhe duke thënë se lodhja nga udhëtimet dhe intervistat e shumta mund të kishin ndikuar në reagimin e tij.

Videoja u prit me shumë humor nga fansat, të cilët e vlerësuan sinqeritetin dhe natyrën spontane të aktorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.