Një e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 27.10.2026 rreth orës 21:00, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

