Përzgjedhja e filmit “Pasaporta” nën regjinë e Eduart Grishaj, nga Romiri për ta parë fermerët ka shkaktuar tensione.
Aktori kryesor i filmit është Indri, i cili prej një muajsh është pjesë e Ferma VIP 3.
Disa skena në film, në sytë e fermerëve janë parë si diçka reale mes asaj që po ndodh mes Indrit dhe Vanesës.
Foto: YouTube
Ola dhe Malbora kanë qenë dy fermere që e kanë vënë më në dukje këtë gjë, gjersa theksojnë se zgjedhja e këtij filmi nga Romiri si kryefermer ishte e qëllimshme.
Por për Vanesën, mendime të tilla janë deluzionare dhe thekson se ka ndjenja të pastra dhe të vërteta për Indrin.
“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë. Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them. Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu”, tha Vanesa.
Nga ana tjetër, Indri ka vendosur që të injorojë të gjitha mendimet e fermerëve duke i lënë hapësirë marrëdhënies me Vanesën, e cila për këtë hoqi dorë edhe nga romanca jashtë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com