KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E kryer, Barcelona arrin marrëveshje për rinovim me Hansi Flick

E kryer, Barcelona arrin marrëveshje për rinovim me Hansi Flick

Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga trajneri Hansi Flick për të vazhduar bashkëpunimin, me një ofertë rinovimi deri në vitin 2028 dhe opsion për një sezon shtesë, raporton Mundo Deportivo.

Sipas raportimit, trajneri gjerman pritet ta firmosë kontratën e re pasi skuadra ta sigurojë titullin e La Liga-s. Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë nëse Barcelona e mposht Osasunën dhe Real Madridi humb pikë në përballjen ndaj Espanyolit.

Ndërkohë, agjenti i Flick, Pini Zahavi, pritet të takohet me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes. Në të njëjtin takim, Zahavi do të diskutojë edhe të ardhmen e një tjetër klienti të tij, sulmuesit Robert Lewandowski.

Flick, i cili më parë ka drejtuar Bayern Munich, thuhet se është pranë fitimit të trofeut të pestë me Barcelonën në vetëm dy sezone, duke nënvizuar ndikimin e tij të madh në klub. Vetë trajneri ka deklaruar disa herë se Barcelona do të ishte klubi i fundit në karrierën e tij si trajner.

Përndryshe, Barcelona këtë edicion nuk është në garë në dy kompeticionet tjera, pasi u eliminua nga Atletico Madridi në të dyja rastet, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.