KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, aktakuzë ndaj të dyshuarit

E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.Xh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, i pandehuri, me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.

Prokuroria Speciale pretendon se K.Xh. e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta.

Me këto veprime, i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Rasti është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.