KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”, babai i Edi Kuçit reagon pas videos së dhunës

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”, babai i Edi Kuçit reagon pas videos së dhunës

Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij shihet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.

Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen dhe se, për momentin, nuk është i gatshëm të flasë më gjatë në media.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, u shpreh ai.

Arsimi sqaroi gjithashtu se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë prej tij dhe as me iniciativën e tij.

“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. Me respekt, Arsim Kuçi”, përfundoi ai. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.