KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“E kam vërejtur që është ftohur” – Edi flet hapur për raportin me Dolcen

“E kam vërejtur që është ftohur” – Edi flet hapur për raportin me Dolcen

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi, ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me Londrimin lidhur me marrëdhënien e tij me Dolcen.

Ai ka treguar se që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello ka vërejtur një ndryshim në sjelljen e saj, duke e përshkruar atë si një ftohje ndaj tij.

BBVK/YouTube

Gjatë bisedës, Edi ka ndarë edhe një rast konkret që e ka bërë të ndihet i pasigurt për raportin e tyre. “Kur doli Labinoti jashtë, u lirua një shtrat. Unë e mora si mesazh indirekt ‘kam nevojë për privatësi’. Ndoshta jam gabim, vetëm dua t’ia them. E di që e ke lojën tënde, s’kam qejf të të pengoj. Kam vërejtur një ftohje, vetëm dua ta di. Më shumë s’po di çka ta pyes. Po më intereson arsyeja pse”, është shprehur ai, pa fshehur shqetësimin e tij.

Nga ana tjetër, Londrimi i është përgjigjur duke thënë se Dolca ka një mentalitet tjetër, pasi është rritur jashtë vendit.

Megjithatë, nga kjo bisedë kuptohet se raporti mes Edit dhe Dolces ka pësuar një krizë, ndërsa gjasat që ata të shkojnë drejt ndarjes duken gjithnjë e më të mëdha. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.