Como ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Cromenese, shkaku i humbjes turpëruese të AC Milanit në shtëpi nga Cagliari.
Como zhvilloi një tjetër paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 1-4 ndaj Cremoneses.
Golat e Rodriguez, Douvikas dhe dy të Da Cunha ishin të mjaftueshëm për t’ia siguruar arritjen e jashtëzakonshme të Comos, ndërsa Mërgim Vojvoda u inkuadrua në minutën e 83-të.
Kualifikimi erdhi si pasojë e humbjes së turpshme të AC Milanit në xhiron finale, atë në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 1-2.
Edhe pse e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme përmes golit të Alexis Saelemaekers, Milani zhvilloi një ndër paraqitjet më të zbehta të sezonit.
Cagliari e barazoi fillimisht me supergolin e Borellit (20’), ndërsa Rodriguez u përkujdes për përmbysjen e madhe (57’).
Kësisoj, Milani do të luajë në Ligën e Evropës për ta mbyllur sezonin vetëm si vend i gjashtë me 70 pikë./Telegrafi/
