KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Veselin në Hagë: Fokusi ynë te apeli

“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Veselin në Hagë: Fokusi ynë te apeli

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Hagë, ku vizituar ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ismaili ka thënë se me Veselin kanë biseduar për përgatitjen e strategjisë për apelimin e aktgjykimit dënues.

Derisa, ka thënë se takimet me Veselin i japin gjithmonë kurajo, duke shtuar se ish-kryekuvendari ishte i fortë.

“Përgjegjësia jonë historike në mbrojtje të së vërtetës. Në prag të Festës së Flamurit, isha në Hagë si pjesë e ekipit mbrojtës në vizitë te kryetari Kadri Veseli. Takimet me të më japin gjithmonë kurajo. E gjeta të fortë si gjithmonë, me zemrën plot. Biseduam për përgatitjet për apel dhe për hapat që kemi përpara. E gjithë vëmendja jonë është te apeli. Në këtë betejë është në peshore edhe e vërteta e Kosovës dhe e luftës sonë çlirimtare.”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai ka thënë se angazhimi i shoqërisë kosovare duhet të jetë më i madh në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.

“Përballë padrejtësisë që u është bërë heronjve të luftës sonë me dënimin e tyre, angazhimi ynë si shoqëri duhet të jetë edhe më i madh. Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon. Në këtë betejë, uniteti dhe angazhimi ynë kanë peshë. Është përgjegjësia jonë historike ta mbrojmë të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.”, ka shkruar Ismaili. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.