KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!

E ashpër ndaj pushtetit, Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë!

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po debatohet për Raportin e Komisionit Evropian, ia drejtoi gishtin Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje, për arsyetime në vend të progresit.

Osmani ka reaguar sërish, duke e shpërndarë fjalimin e saj në Parlament, për të cilin tha se nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë, transmeton Klankosova.tv

“Qeveritë nuk duhet ta matin progresin e tyre duke u krahasuar me dështimet e njëra-tjetrës. Në vend të garës se cila ka ngecur më shumë apo cila ka vjedhur më shumë, duhet të garojnë për arritje dhe rezultate konkrete.

Fjalimi im i sotëm në Kuvend.

Natyrisht, ky fjalim nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.