KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E ardhmja e Barcolas në pikëpyetje, Liverpooli vazhdon presionin ndaj PSG-së

E ardhmja e Barcolas në pikëpyetje, Liverpooli vazhdon presionin ndaj PSG-së

Bradley Barcola nuk është përfshirë në listën e Paris Saint-Germain për transfertën e së dielës ndaj Rennes, ndërsa Liverpooli vijon negociatat për transferimin e mundshëm të sulmuesit francez.

Reprezentuesi i Francës ishte i pranishëm në stërvitjen e PSG-së të shtunën, por trajneri Luis Enrique vendosi të mos e grumbullojë për sfidën ndaj Rennes.

Mungesa e tij nuk besohet të jetë e lidhur me ndonjë dëmtim, por me situatën e krijuar rreth të ardhmes së tij, teksa bisedimet mes klubeve vazhdojnë.

Liverpooli ka paraqitur tashmë një ofertë prej 80 deri në 90 milionë euro, e cila është refuzuar nga PSG-ja. Megjithatë, negociatat nuk janë ndërprerë dhe klubi anglez pritet të rikthehet me një tjetër propozim.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, kampionët e Francës kërkojnë rreth 170 milionë euro për të lënë të lirë Barcolan, ndërsa Liverpooli po përgatit një ofertë të re, e cila pritet t’i afrohet ndjeshëm vlerësimit të vendosur nga PSG-ja. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.