Një grua ka raportuar në Polici një rast të ngacmimit nga një burrë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 tetor, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 22 tetor, rreth orës 22:30, në zonën e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

