KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet për grabitje në një objekt afarist në Gjakovë, Policia nis hetimet

Dyshohet për grabitje në një objekt afarist në Gjakovë, Policia nis hetimet

Sot rreth orës 17:15, përmes linjës zyrtare telefonike policia ka pranuar informatën për një rast të ndodhur në një objekt afarist në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja në Policinë rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku sipas saj dyshohet për një grabitje.

“Njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit me të marrë informatën, me ç’rast nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje”, tha Krasniqi.

Aktualisht, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /express

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.