KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dyshja e re e fuqishme e Bashkimit Evropian – Merz dhe Meloni

Dyshja e re e fuqishme e Bashkimit Evropian – Merz dhe Meloni

Bashkimi Evropian po sheh lindjen e një boshti të ri politik, teksa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz po afrohen gjithnjë e më shumë, në një moment kur aleanca tradicionale franko-gjermane po tregon shenja dobësimi.

Sipas Politico, dy udhëheqësit konservatorë po ndërtojnë një partneritet pragmatik, të bazuar në interesa të përbashkëta për rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë industriale, mbrojtjen dhe sigurinë evropiane, si dhe forcimin e lidhjeve transatlantike me SHBA-të.

Afrimi Meloni-Merz vjen në një kohë tensionesh mes Berlinit dhe Parisit, përfshirë mosmarrëveshje mbi tregtinë, politikat industriale dhe projektet e përbashkëta të armatimit.

Këto përçarje kanë hapur hapësirë për Italinë, e cila nën drejtimin e Melonit po kërkon një rol më qendror në vendimmarrjen evropiane, transmeton Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Merz, i cili tradicionalisht ka parë Francën si partnerin kryesor të Gjermanisë, po e konsideron tani Italinë si aleat strategjik për të shtyrë përpara reforma që synojnë uljen e burokracisë në BE, mbrojtjen e industrisë evropiane dhe përballjen me konkurrencën nga Kina dhe SHBA-të.

Takimet e fundit mes dy liderëve në Romë dhe Berlin synojnë koordinimin e qëndrimeve përpara samiteve të ardhshme evropiane, përfshirë Këshillin Evropian, ku pritet të diskutohen politika kyçe për ekonominë dhe sigurinë.

Megjithatë, burime diplomatike theksojnë se kjo aleancë mbetet kryesisht pragmatike, më shumë një “martesë interesi” sesa një bashkim ideologjik afatgjatë.

Pavarësisht kësaj, ndikimi i saj mund të jetë vendimtar në riformatimin e ekuilibrave të pushtetit brenda Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.