KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshime për ryshfet dhe zbulim të informatave zyrtare, ndalohet një person në Prishtinë

Dyshime për ryshfet dhe zbulim të informatave zyrtare, ndalohet një person në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person, me inicialet N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas disa muajsh hetime, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njofton Dukagjini.

Siç bën të ditur Prokuroria, i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka zbuluar informacione zyrtare lidhur me prona të caktuara për persona të paautorizuar, në këmbim të ryshfetit teksa dyshohet se këto veprime janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave besohet të jetë shumë e madhe.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.