Dylan Sprouse dyshohet se ka ndaluar një person që kishte hyrë pa leje në shtëpinë e tij në Hollywood Hills në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas raportimeve, aktori 33-vjeçar e ka mbajtur të dyshuarin nën kërcënimin e armës deri në mbërritjen e policisë.
Ai nuk ka pësuar lëndime, por ka mbetur i tronditur nga ngjarja, ndërsa një burim për TMZ tha se situata u menaxhua deri në ardhjen e autoriteteve, shkruan DailyMail.
Bashkëshortja e tij, modelja Barbara Palvin, thuhet se ishte gjithashtu në shtëpi në momentin e incidentit dhe ka telefonuar shërbimet emergjente për të raportuar personin e paftuar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë të dyshuarin duke u prangosur nga policia jashtë pronës. Sipas raportimeve, çifti nuk ka kërkuar ndjekje penale për shkelje prone, por i dyshuari është arrestuar për shkak të një urdhër-arresti ekzistues.
Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin jetojnë në këtë banesë që nga martesa e tyre në vitin 2023.
Aktori u bë i njohur fillimisht së bashku me vëllain e tij binjak Cole Sprouse në serialin e The Suite Life of Zack & Cody. /Telegrafi/