KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dy të tretat e makinave më “amerikane” prodhohen nga marka të huaja

Dy të tretat e makinave më “amerikane” prodhohen nga marka të huaja

Në një kohë kur tarifat dhe tregtia janë në qendër të debatit, rezulton se shumë prej makinave më “amerikane” prodhohen nga marka të huaja.

Sipas indeksit më të fundit American-Made Index të Cars.com, 12 nga 20 automjetet e para në renditje i përkasin prodhuesve joamerikanë.

Në listën me 86 modele, Toyota renditet me 14 automjete, ndërsa Honda me 13, duke lënë pas disa prodhues tradicionalë amerikanë.

Tesla zë dy vendet e para me Model 3 dhe Model Y, të prodhuara në Fremont të Kalifornisë, ndërsa pas tyre renditen Jeep Gladiator dhe Jeep Grand Cherokee.

Më tej, renditja dominohet nga modele të prodhuara në SHBA nga kompani japoneze, si Honda Ridgeline, Honda Odyssey, Lexus TX 350, Honda Accord, Acura MDX, Honda Passport dhe Toyota Camry, duke treguar se vendi i prodhimit ka më shumë peshë sesa origjina e markës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.