KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dy të rinj nga Tetova janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth 20 personave

Dy të rinj nga Tetova janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë pranuar denoncim se dy të rinj janë sulmuar nga një grup prej rreth 20 personave.

Sipas denoncimit, grupi po vizatonte grafite, ndërsa u është drejtuar të rinjve me provokime në baza nacionaliste.

“Më 14.05.2026 në ora 23:50 në SPB Tetovë, M.M. (18) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 23:00, derisa po ecte në këmbë me shokun e tij L.F. (18) përgjatë rrugës “Lenin” në afërsi të urës së lumit Shkumbin, janë sulmuar fizikisht. Sipas raportimit, ata kanë vënë re një grup prej rreth njëzet të rinjsh që vizatonin grafite dhe njëri nga personavе u është drejtuar me fjalë provokuese në bazë nacionale. Menjëherë pas kësaj, grupi i ka rrethuar, me çka një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht personin M.M., ndërsa një person tjetër ka sulmuar shokun e tij. Denoncuesi ka identifikuar njërin nga personat e grupit, i cili ishte L.Xh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.