Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Rugovës, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një vetaksident me motoçikletë i cili ka ndodhur në rrugën ‘Perandori Justinian’ në Pejë, si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK–Prishtinë”, ka thënë Rugova.