KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Dy të arrestuar, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

​Dy të arrestuar, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuar për vjedhje të një motoçiklete në Prishtinë.

“Sektori Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

Personat e arrestuar janë: Gj.K., mashkull, 35 vjeç; D.B., mashkull, 21 vjeç.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.