Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë, ky dy shtetase kolumbiane u janë 700 euro dhe një telefon.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 00:50.
“Rr. Zahir Pajaziti, Prishtinë 19.06.2026 – 00:50. Dy ankuese femra shtetase të Kolumbisë kanë raportuar se pesë persona të dyshuar nën kërcënimin e mjetit të mprehtë iu kanë grabitur një telefon dhe 700 euro para të gatshme”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti nën hetime. /Telegrafi/
