KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy raste të kontrabandës me mallra, një i arrestuar dhe një i liruar në Kamenicë e Han të Elezit

Dy raste të kontrabandës me mallra, një i arrestuar dhe një i liruar në Kamenicë e Han të Elezit

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të kontrabandimit me mallra që kanë ndodhur në rajonin e Kamenicës dhe në Hanit të Elezit.

Në rastin e parë, në fshatin Hodonovc të Kamenicës, njësitet policore kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte një person i dyshuar. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po transportonte pajisje për traktor të dyshuara si të kontrabanduara.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa traktori dhe malli i kontrabanduar janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Ndërkohë, në rastin e dytë në Gorancë të Hanit të Elezit, policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me mallra.

“I dyshuari ka hyrë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur mallra të ndryshme të dyshuara për kontrabandë në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.