KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy persona lëndohen në aksident trafiku në Jabllanicë të Vogël, njëri dërgohet në QKUK

Dy persona lëndohen në aksident trafiku në Jabllanicë të Vogël, njëri dërgohet në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

"Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë.Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor.Njësiti rajonal i trafiku është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin", tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.