KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy persona gjenden pa shenja jete në Mitrovicë dhe Vushtrri, trupat dërgohen për obduksion

Dy persona gjenden pa shenja jete në Mitrovicë dhe Vushtrri, trupat dërgohen për obduksion

Dy raste të ndara të hetimit të vdekjes janë raportuar gjatë 16 korrikut në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ndërsa në të dyja rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti i parë është raportuar në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas Policisë së Kosovës, viktima nuk ishte përgjigjur në telefon, ndërsa dera e banesës është hapur me asistencën e zjarrfikësve. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku familjarët kanë njoftuar policinë se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat e vdekjeve, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.