KRU “Gjakova” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjet “Sadik Pozhegu” dhe “Fehmi Agani”, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, defekti është në një gyp me diametër Ø80 mm në rrugën “Sadik Pozhegu”.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri nesër në mëngjes, kur pritet të përfundojnë punimet për sanimin e defektit.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/