KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy kuzhinierë francezë sjellin gastronominë e Francës në Kosovë, zhvillojnë aktivitete në Vushtrri e Mitrovicë

Dy kuzhinierë francezë sjellin gastronominë e Francës në Kosovë, zhvillojnë aktivitete në Vushtrri e Mitrovicë

Kuzhinierët Christophe Dovergne dhe Nathalie Richard Vitton kanë kontribuar në promovimin e gastronomisë franceze gjatë edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, ndërsa kanë zhvilluar edhe aktivitete edukative në Vushtrri dhe Mitrovicë, shkruan Telegrafi.

Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar angazhimin e tyre gjatë festivalit, ku ata përgatitën specialitete franceze dhe zhvilluan aktivitete me karakter edukativ.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Dovergne dhe Richard Vitton mbajtën konferencën me temën “Nga ferma në tryezë”, e organizuar në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Konferenca iu kushtua bujqësisë vendore dhe praktikave të mira të ushqyerjes.

Në fund, Ambasada e Francës, së bashku me Institutin Francez dhe Frankofoninë në Kosovë, i falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë festivalit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.