KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy kosovare përzgjedhen për të prezantuar punimin shkencor në konferencën ndërkombëtare në Dubai

Dy kosovare përzgjedhen për të prezantuar punimin shkencor në konferencën ndërkombëtare në Dubai

Xixëllojne Nebihu dhe Zara Nebihu Arnaout janë përzgjedhur për të prezantuar punimin e tyre shkencor në Konferencën Ndërkombëtare ALLT, që po mbahet në Universitetin Zayed në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë studiueset përmes një publikimi, ku kanë njoftuar se aktualisht ndodhen në Dubai për të prezantuar hulumtimin e tyre shkencor, transmeton Zeri.info.

Punimi i tyre trajton gjuhësinë e paqes (Peace Linguistics), një fushë relativisht të re të gjuhësisë së aplikuar, e cila studion rolin e gjuhës dhe të mësimdhënies në ndërtimin e paqes.

Hulumtimi fokusohet në mënyrën se si përdorimi i gjuhës mund të nxisë mirëkuptimin ndërmjet njerëzve, të ndihmojë në parandalimin e konflikteve dhe të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve më paqësore mes komuniteteve./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.