KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Me 7 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi e kaluan filtrin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Kandidatët i propozoi deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku. Ai theksoi se dy kandidatët me përvojën dhe profesionalizmin e tyre do të mund të ndikojnë në rritjen e besimit të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor.

Dy kandidatët e propozuar ishin në listën e 7 të paraqiturve në konkurs.

Kandidatët që nuk e kaluan filtrin janë Sabedin Dauti, Shpresa Dauti, Elvir Iseini, Fatmir Emrullai dhe Fadil Xhelili.

Kandidaturat duhet të marrin pëlqimin në seancë plenare. Kjo është hera e tretë që po tentohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.