Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra janë dhunuar në Kaçanik.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 23:00
“Dhunim… Kaçanik / 21.09.2026 – 23:00. Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/