KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy futbollistë të Shkëndijës ftohen nga Maqedonia e Veriut për dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve

Dy futbollistë të Shkëndijës ftohen nga Maqedonia e Veriut për dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve

Dy futbollistë të Shkëndijës kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar përfaqësueses së vendit në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ku përfaqësuesen e presin përballjet me Skocinë në transfertë dhe Slloveninë në Shkup.

Në listën e seleksionuesit përfshihen edhe dy futbollistë të Shkëndijës.

Mbrojtësi Anes Meliqi grumbullohet për herë të dytë radhazi, pasi la përshtypje shumë të mira në debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses.

Ndërkohë, në listë përfshihet edhe sulmuesi Marko Gjorgjievski, i cili në grumbullimin e kaluar edhe pse i parashikuar, u detyrua të mos bashkohej me përfaqësusesen për shkak të një dëmtimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.