Kinematografia shqiptare shënon një tjetër arritje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, filmat “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përfshirë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, transmeton Klankosova.tv.
Përfshirja e dy filmave në këtë listë përbën një moment të rëndësishëm për kineastët shqiptarë dhe përfaqëson një tjetër dëshmi të krijimtarisë, talentit dhe përkushtimit të tyre në artin e shtatë.
Burimi: klankosova.tv ↗

