Në prag të finales së Big Brother VIP Albania, teksa gara po hyn në fazën më vendimtare dhe emocionet janë në kulm, mbështetja nga jashtë po kthehet në një faktor gjithnjë e më të rëndësishëm për konkurrentët që synojnë fitoren.
Së fundmi, vëmendje ka tërhequr DJ Gimbo, i cili ka shprehur publikisht përkrahjen për partneren e tij, Selin, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni. Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto të saj dhe ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për publikun që ta votojë.
“Votoni qiken tem se veç kjo e meriton fitoren”, ka shkruar DJ Gimbo krahas imazhit, duke e shoqëruar postimin me tone të qarta mbështetjeje.
Përveç thirrjes për votë, ai ka ndarë edhe një mesazh më emocional, duke i dhënë kurajo Selinit për ditët e fundit të garës.
Foto: DJ Gimbo/InstaStory
“Duro edhe pak shpirt”, ka shtuar ai, duke e etiketuar atë në postim.
Ndërkohë, me finalen që po afron, mbetet të shihet se si do të ndikojë mobilizimi i përkrahësve jashtë shtëpisë në rezultatin përfundimtar të këtij sezoni. /Telegrafi/