KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), partnerët socialë diskutuan disa çështje me rëndësi për punëtorët, punëdhënësit dhe standardin e jetesës së qytetarëve, me theks të veçantë në shportën mesatare të konsumatorit të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se qëllimi i metodologjisë së re për llogaritjen e shportës së konsumatorit është të ofrojë një pamje objektive, transparente dhe të bazuar në statistika të kostove reale të familjeve, e cila do të shërbejë si bazë për krijimin e politikave cilësore ekonomike dhe sociale.

“Qëllimi ynë nuk është të tregojmë një shifër më të ulët, por të ofrojmë një pamje të verifikueshme, transparente dhe të bazuar në statistika të kostove të familjeve”.

“Të dhënat duhet të shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve dhe masave të përgjegjshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve”, theksoi ministri Durmishi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.