KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Durmishi: Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së KES-së

Durmishi: Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së KES-së

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi njofton se paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social (KES).

“Sot, në seancën e pestë të Këshillit Ekonomik-Social, diskutuam për çështje me rëndësi të veçantë për tregun e punës, standardin e jetesës dhe dialogun social.

Po përgatisim Planin Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me buxhet prej 2,39 miliardë denarësh, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.

Sa i përket pagës minimale, qëndrimi ynë mbetet i bazuar në dialog dhe në të dhëna reale.

Inflacioni po stabilizohet dhe rritja e rregullt e pagës minimale do të ndodhë në mars, sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social.

Qëllimi ynë është rritje e qëndrueshme e pagave, mbrojtje e vendeve të punës dhe siguri për punëtorët dhe ekonominë. Dialogu social mbetet rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme”, shkruan Durmishi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.