KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dukagjini i pamposhtur, ndan pikët me Ballkanin në një ndeshje pa gola

Dukagjini i pamposhtur, ndan pikët me Ballkanin në një ndeshje pa gola

Dukagjini ka vazhduar serinë pa humbje në Superligën e Kosovës, pasi ka barazuar 0-0 në udhëtim ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ishte e luftuar, me Ballkanin që pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet e krijuara.

Për Dukagjinin, ky ishte barazimi i tretë i sezonit, krahas tri fitoreve, duke e çuar në 12 pikë dhe duke e mbajtur ende të pamposhtur pas gjashtë xhirove.

Në anën tjetër, Ballkani regjistroi barazimin e parë të sezonit dhe tashmë ka 10 pikë, duke mbetur në vendin e pestë të tabelës.

Ballkani kishte hyrë në këtë përballje pas humbjes 1-0 ndaj Gjilanit, ndërsa Dukagjini vinte pas fitores 2-0 ndaj Malishevës.

Një pikë për vendasit, ndërsa Dukagjini vazhdon të jetë një nga skuadrat e vetme pa humbje në këtë fillim të kampionatit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.