KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Duka për pensionimin e Balliut: Të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë

Duka për pensionimin e Balliut: Të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të mbrojtësit Ivan Balliu për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Përmes një mesazhi publik, Duka ka shprehur mirënjohjen për kontributin e futbollistit, shkruan Indeksonline

Kreu i FSHF-së ka theksuar se Balliu ishte gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren… dhe se përfaqësimi i Shqipërisë ishte një kapitull i veçantë në karrierën e tij.

“Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares… Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri”, ka shkruar Duka.

Ai ka shtuar se emri i mbrojtësit ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Kombëtares shqiptare, duke i uruar që përvoja e tij me Shqipërinë të ketë qenë po aq e veçantë sa për të gjithë ata që e patën në skuadër.

Balliu, me vendimin për t’u tërhequr nga përfaqësuesja shqiptare, mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij ndërkombëtare./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.