KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Duhet të vazhdojmë”, Martin Odeegard i dërgon mesazh të qartë Arsenalit

“Duhet të vazhdojmë”, Martin Odeegard i dërgon mesazh të qartë Arsenalit

Martin Odegaard ka bërë thirrje për qetësi dhe reagim te Arsenal, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Manchester City në ndeshjen direkte për titull.

Kapiteni i Arsenalit theksoi se skuadra duhet të vazhdojë të besojë, duke e cilësuar këtë fazë si momentin më të rëndësishëm të sezonit:

“Duhet të vazhdojmë, të vazhdojmë të punojmë fort dhe të qëndrojmë të bashkuar. Gara do të shkojë deri në fund, kështu që duhet të reagojmë menjëherë dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës”.

Pavarësisht disfatës, Arsenali krijoi më shumë raste, ndërsa vetë Martin Odegaard krijoi katër mundësi të pastra në rikthimin e tij nga lëndimi. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po kalon një moment të vështirë, me dy humbje radhazi në kampionat dhe katër disfata në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Megjithatë, statistikat vazhdojnë të jenë në favor të tyre. Sipas parashikimeve të Opta-s, Arsenali mbetet favorit për titull me rreth 73%, krahasuar me rreth 27% për Manchester City.

“Ka ende shumë për të luajtur. Kjo është pjesa më e bukur e sezonit. Duhet të marrim pozitivet, t’i analizojmë gabimet dhe të rikthehemi më të fortë”, shtoi Odegaard.

Arsenali tani përballet me një kalendar të ngarkuar, duke nisur me ndeshjen në shtëpi ndaj Newcastle United, përpara gjysmëfinales së madhe në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.