KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se trajneri portugez po i kushton rëndësi të veçantë përqendrimit dhe seriozitetit në çdo moment të ndeshjes.

Portieri belg shpjegoi se Mourinho u ka kërkuar lojtarëve të jenë të përqendruar maksimalisht gjatë gjithë takimit, përfshirë edhe situatat standarde si goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit.

“Shumë përqendrim në çdo moment të ndeshjes. Në goditjet nga këndi, në goditjet e dënimit, të gjithë duhet të jemi të fokusuar çdo sekondë të lojës, të luajmë mirë dhe me seriozitet. Mendoj se kjo është ajo që po bëjmë”, deklaroi Courtois për mediat zyrtare të klubit pas fitores ndaj Schalke 04.

Portieri belg beson se skuadra po reagon pozitivisht ndaj kërkesave të trajnerit dhe ka vlerësuar përkushtimin e treguar gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

Courtois theksoi se futbollistët po stërviten me intensitet të lartë dhe me seriozitet, pasi duan që sezoni i ri të jetë shumë më i suksesshëm pas dy edicioneve pa trofe.

“Po stërvitemi shumë mirë dhe me seriozitet, sepse të gjithë duan një sezon të madh. Shoh shumë përkushtim dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Mezi presim të fillojmë”.

Real Madridi do ta nisë sezonin e ri në La Liga ndaj Espanyolit këtë të shtunë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.