KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Duam fitore”, Franco Foda optimist për Kosovën para përballjes me Çekinë

“Duam fitore”, Franco Foda optimist për Kosovën para përballjes me Çekinë

Përzgjedhësi Franco Foda pret një tjetër fitore të Kosovës, këtë herë në udhëtim te Republika Çeke.

“Dardanët” janë mysafir i Çekisë më 31 maj, ndërsa pavarësisht mungesave kanë objektiv të qartë për të triumfuar.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Foda deklaroi se kjo sfidë do ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për Ligën e Kombeve.

“Ndeshja e nesërme duhet të tregojë se ne jemi në gjendje të luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë, me intensitet të lartë. Kemi disa futbollistë që mungojnë shkaku i lëndimeve, ndërsa disa të tjerë nuk kanë mundur të vijnë për arsye të ndryshme. Është ndeshje që duam ta fitojmë, të paraqitemi sa më mirë dhe që tregon se sa jemi gati për Ligën e Kombeve”.

Ai dha komplimente për skuadrën se si është stërvitur që nga e mërkura, mirëpo tash duhet ta shfaqin në fushë.

“Kemi pasur stërvitje mjaftë të mira që nga grumbullimi. Kemi me vete disa futbollistë të rinj, ka qenë e rëndësishme t’i kuptojnë idetë e tona. Besoj jemi përgatitur mjaftë mirë dhe me intensitet të lartë. Do të ishte e rëndësishme që skuadra ta sjell në fushë atë që kemi diskutuar për anën taktike”.

Kujtojmë, përballja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nesër nga ora 16:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.