KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Dua, ti je meksikane”, fansi krijoi moment epik në koncertin e Dua Lipës në Meksikë

“Dua, ti je meksikane”, fansi krijoi moment epik në koncertin e Dua Lipës në Meksikë

Dua Lipa ka publikuar filmin e saj nga turneu Radical Optimism, duke e bërë atë falas dhe të qasshëm për fansat, pasi është i disponueshëm në YouTube.

Për realizimin e këtij filmi, artistja kishte zgjedhur Meksikën, ku një nga koncertet e turneut të saj u shndërrua në materialin kryesor të projektit.

Gjatë performancës, Dua Lipa fliste pothuajse gjatë gjithë kohës me publikun në gjuhën spanjolle, duke mahnitur fansat me aftësitë e saj dhe rrjedhshmërinë në gjuhë.

Foto: Pamje nga koncerti i Dua Lipës / YouTube

Në një moment gjatë koncertit, artistja iu afrua fansave në audiencë, derisa njëri nga adhuruesit e saj e vlerësoi artisten për këtë, derisa më pas i tha një frazë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ai i thoshte: “Dua, mike ti je meksikane, Dua, motër ti je meksikane”, duke e përsëritur disa herë në spanjisht.

Kjo u prit madje me një emocion dhe entuziazëm të madh nga vetë artistja e njohur.

Veprimi dhe pikërisht ky moment vodhi vemendjen gjatë koncertit, ndërsa e njëjta frazë u dëgjua edhe nga disa fansa të tjerë në publik, duke krijuar një atmosferë të veçantë gjatë shfaqjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.