KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Julian Alvarez i ka komunikuar personalisht Diego Simeones dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe për t’iu bashkuar Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas i ka shpjeguar trajnerit, me të cilin ka marrëdhënie të mira, se dëshiron të largohet pasi beson se stili i lojës së Barcelonës i përshtatet më shumë karakteristikave të tij.

Simeone, nga ana tjetër, i është përgjigjur se vendimi përfundimtar i takon klubit dhe se synimi i tij është ta ndihmojë Julian Alvarezin të vazhdojë zhvillimin si futbollist në Madrid.

Megjithatë, transferimi mbetet praktikisht i bllokuar. Atletico Madridi vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë dhe nuk është i gatshëm të lehtësojë largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës.

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin argjentinas, por çdo zhvillim i mëtejshëm do të varet nga ndryshimi i qëndrimit të klubit madrilen.

Për momentin, Alvarez përballet sërish me refuzimin e Atletico Madridit, pavarësisht se i ka kërkuar drejtpërdrejt “Cholos” që ta lejojë të largohet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.