KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Siçili

Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Siçili

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po kalojnë ditët e muajit të mjaltit në Itali, vetëm pak kohë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë luksoze në Siçili.

Çifti është parë në Taormina, ku kanë shijuar momente romantike pranë detit. Fotografitë e publikuara nga mediat ndërkombëtare i tregojnë të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje, ndërsa në disa imazhe të tjera ata shihen duke shëtitur dorë për dore në rrugët karakteristike të qytetit.

Dua u shfaq me bikini ngjyrë argjendi gjatë qëndrimit të tyre në plazh.

Pas ceremonisë së martesës të mbajtur në Palermo, më 8 qershor çifti u akomodua në një hotel luksoz në Taormina, destinacioni që kanë zgjedhur për të kaluar muajin e mjaltit.

Dasma e tyre u organizua në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit të XVIII në Siçili, dhe mblodhi emra të njohur nga bota e muzikës, modës dhe kinemasë.

Në mesin e të ftuarve ishin Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Mark Ronson dhe Charli XCX.

Sipas raportimeve, një nga momentet më prekëse të festimeve ishte interpretimi i këngës “Your Song” nga Elton John.

Festimet zgjatën tre ditë, ndërsa u morën masa të forta sigurie për të ruajtur privatësinë e çiftit dhe të të ftuarve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.