KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

Një dron goditi aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, ka njoftuar autoriteti i aviacionit civil.

“Një dron shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke rezultuar në lëndime të lehta për një numër punonjësish, përveç dëmeve të kufizuara materiale në terminalin e pasagjerëve”, tha autoriteti në një deklaratë.

Ndërkohë, shpërthime të reja të forta u dëgjuan mbi Dohan qendrore, ndërsa Irani shënjestroi bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në të gjithë Gjirin.

Katari pret bazën ushtarake Al-Udeid, objektin më të madh ushtarak amerikan në rajon.

Ndryshe, me rreth 200 aeroplanë luftarakë, Forcat Ajrore Izraelite thonë se kryen sot sulmin më të madh ndonjëherë në Iran.

Sipas ushtrisë, sulmet e gjera kishin në shënjestër lansuesit e raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes ajrore iraniane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.