KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronët ukrainas godasin një anije ruse në Dagestan gati 1,000 km nga fronti

Dronët ukrainas godasin një anije ruse në Dagestan gati 1,000 km nga fronti

Robert “Magyar” Brovdi, komandant i njësisë së operatorëve ukrainas të dronëve, ka publikuar një video që tregon sulmin ndaj një anijeje patrullimi ruse pranë Kaspiysk në Rusi.

Sulmi u krye nga operatorët e dronëve në natën e 16-17 majit. Njësia shpjegoi se anija u godit 986 km nga vija e angazhimit luftarak, pranë Kaspiysk në Republikën e Dagestanit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, anija qëllon kundër dronit ndërsa lëvizte nëpër ujë, por droni ukrainas arriti të afrohej dhe të godiste objektivin.

Anija e patrullimit kufitar Projekti 10410 (emri i koduar “Svetlyak”) është një anije e rangut të tretë e destinuar për ruajtjen e ujërave territoriale.

Rusët e përdorin atë për operacione patrullimi dhe për të luftuar objektivat sipërfaqësorë dhe kërcënimet ajrore në zonat bregdetare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.