KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset

Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset

Dronët goditën dy anije në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, të martën; njëra prej tyre u fundos, duke bërë të nevojshme ndërmarrjen e operacioneve urgjente të shpëtimit, deklaroi kryeministri Rumen Radev.

Ekipet e shpëtimit evakuan të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit nga njëra prej anijeve, "Chelsea 3" (që lundronte nën flamurin e Maltës), ndërsa pesë prej tyre morën trajtim për lëndime të lehta, tha Radev në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ekuipazhi, i përbërë nga shtatë shtetas ukrainas dhe tetë shtetas të Azerbajxhanit, raportoi se kuverta dhe trupi i anijes ishin goditur nga tre dronë ajrorë.

Një anëtar i ekuipazhit të anijes së fundosur u shpëtua, shtoi Radev, pa dhënë detaje për personat e tjerë që ndodheshin në bord. Goditjet ndaj dy anijeve ndodhën në një distancë prej përkatësisht 29 dhe 27,5 kilometrash nga bregdeti bullgar, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Bullgarisë të martën, Radev i cilësoi sulmet si "absolutisht të papranueshme" dhe deklaroi se Bullgaria po kërkonte ndihmë nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

Megjithëse autoritetet nuk disponojnë prova të qarta se kush ishte përgjegjës për sulmet me dronë, "logjika, siç e kam thënë tashmë, tregon se rezultati është në favor të Federatës Ruse", tha Radev.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një postim në platformën X të martën, e bëri Rusinë përgjegjëse për sulmet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.