KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dron mbi dron, ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë se janë zbuluar taktikat luftarake të rusëve

Dron mbi dron, ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë se janë zbuluar taktikat luftarake të rusëve

Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Serhii “Flash” Beskrestnov, ka publikuar një video që tregon një dron rus Gerbera duke u lëshuar nga një dron tjetër mbi qytetin e Sumy-t.

“Videoja tregon momentin kur një dron lëshohet nga një dron Gerbera. Mund ta mbani mend se ju thashë për këtë javën e kaluar”, tha Beskrestnov në një postim.

Sipas Beskrestnov, rastet e përdorimit të Gerberës si bartës për dronët tjerë po regjistrohen çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Në vjeshtën e vitit 2024, Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi bazën e komponentëve të dronit rus Gerbera në portalin War&Sanctions.

Në atë kohë, agjencia e inteligjencës raportoi se Rusia i mblodhi këta dronë shumëfunksional në një fabrikë në qytetin rus të Yelabuga-s.

Në atë kohë, dihej se Gerbera mund të mbante një kokë me lëndë shpërthyese si një dron kamikaz dhe të kryente zbulim elektronik, duke përfshirë zbulimin e pozicioneve të mbrojtjes ajrore dhe regjistrimin e sulmeve të dronëve të tjerë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.