KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita synon të shpallet kampion me fitore ndaj Ballkanit, formacionet zyrtare

Drita synon të shpallet kampion me fitore ndaj Ballkanit, formacionet zyrtare

Drita dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen derbi të javës, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen në këtë ndeshje me një formë tejet të lartë dhe synon fitore para tifozëve vendas, pasi tri pikët do t’ia sillnin titullin kampion për këtë sezon dhe të pestin në histori të klubit.

Në anën tjetër, ekipi i Mislav Karoglan ka pasur një formë të përzier në ndeshjet e fundit, por ka ambicie për rezultat pozitiv ndaj Dritës, pasi e ka mposhtur tri herë këtë sezon dhe synon ta mbajë në ethe deri në fund në garën për titull kampion.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj; Tusha, Abazaj, Sheji; Bl.Krasniqi;

Ballkani: Golubovic; Vokrri, Souza, Batarelo, Potoku; Diene, Deliu, Domgjoni; Tolaj, Giovanni, Alidema;

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.