Stadiumi i ri i FC Dritës ka filluar të marrë pamjen e një arene moderne.
Përveç vendosjes së ulëseve, tashmë kanë nisur edhe punimet në fushën e lojës.
Ky investim, pjesë e kampit “Drita Camp”, dëshmon seriozitetin e klubit gjilanas dhe ambiciet për të krijuar kushte moderne për futbollistët.
Stadiumi pritet të jetë gati së shpejti, ndërsa ky projekt merr rëndësi të veçantë në një kohë kur punimet në stadiumin e qytetit të Gjilanit po zvarriten dhe përfundimi i tyre mbetet i paqartë.
Burimi: lajmi.net ↗

