KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita në betejën e fundit për kualifikim në Ligën e Konferencës

Drita në betejën e fundit për kualifikim në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Drita luan sonte (e enjte) ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D’Escaldes, ku vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave i siguron një vend në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

Gjithçka është gati për aktin e dytë mes Dritës dhe Inter Club D’Escaldes, në ndeshjen kthyese të fazës play-off të garës së tretë evropiane për klube.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Prishtinë, gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra që triumfon në ndeshjen e kthimit do të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës.

Drita udhëton në Andorra me objektivin e qartë për të bërë hapin e fundit drejt një tjetër suksesi historik në Evropë.

Gjilanasit e dinë se nuk kanë më hapësirë për gabime. Pas dy golave të shënuar në Prishtinë, tashmë u duhet një paraqitje e madhe në udhëtim për të eliminuar Inter Club D’Escaldes.

Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 19:00, në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për një duel që pritet të vendoset deri në detajet e fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.